Pamjet/ Del video e sherrit në Kavajë – Kamarieri godet me gotë një nga agresorët pastaj…
Janë publikuar pamje të dhunës barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar në Golem të Durrësit. Fillimisht ka pasur një sherr mes kamerierit dhe njërit prej grupit të personave, që ushtruan dhunë ndaj tij. Dyshohet se kamarieri ka qëlluar me nje send në kokë njërin prej tyre. Më pas, grupi vazhdojnë të ushtrojnë dhunë ndaj të riut. Në lidhje me këtë ngjarje, u arrestuan disa prej dhunuesve të 18-vjeçarit, teksa njëri u shpall në kërkim. Policia arrestoi edhe xhaxhanë e të riut, pasi dyshohet se, pasi ka marrë vesh atë që ka ndodhur, ka shkuar me kallash në vendngjarje. Dyshohet se çdo gjë ka nisur, pasi pronarët e hotelit ku pononte i riu nuk kanë pranuar t’i japin atij rrogën.
Burimi:
syri.net