Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)
Pamje të rënda janë regjistruar brenda një kishe në rajonin e Karakut, në Jordani, gjatë një sulmi të armatosur që la shtatë persona të vrarë dhe të paktën 34 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Në videot e publikuara shihet paniku mes besimtarëve, të cilët përpiqen të largohen dhe të gjejnë strehim sapo dëgjohen të shtënat e para. Në pamje, të paktën një person duket se rrëzohet pasi qëllohet me armë, ndërsa persona të armatosur shfaqen në zonë. Sipas autoriteteve jordaneze, dy persona të armatosur, së bashku me një person të tretë, zbritën nga një automjet dhe hapën zjarr gjatë një funerali në fshatin Hamoud, në provincën e Karakut. “Të paktën shtatë persona u vranë në një sulm me armë zjarri në...
Burimi:
javanews.al