Vinicius nuk fitoi “Topin e Artë”/ FIFA s’e lë ‘thatë’, braziliani shpallet lojtari më i mirë i vitit; njihuni me formacionin e vitit
Vinicius Zhunior është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2024 nga FIFA. Në ceremoninë e “FIFA the BEST” ishte pikërisht braziliani ai që fitoi këtë trofe presitigjioz, duke e shtuar në koleksionin e tij.
Edhe pse ai nuk e fitoi dot “Topin e Artë” në garën me Rodrin, duket se FIFA është kujdesur për të mos e lënë “thatë” brazilianin. Një çmim i rëndësishëm për yllin e Realit të Madridit që i shpërblen punën e sezonit të fundit.
Përsa i përket këtij sezoni, Vinisius Zhunior ka luajtur 20 ndeshje. Në këto sfida të zhvilluara deri më tani ka shkëlqyer duke gjetur 13 herë rrugën e rrjetës e duke asistuar në 9 gola të tjerë.
Pasi Bufon tregoi se Emiliano Martinez është portieri më i mirë i vitit nga FIFA u zbulua dhe pjesa tjetër e formacionit.
Gardiani spikati me paraqitjet e tij me Argjentinën duke fituar Kupën e Amerikës.
Në formacionin e vitit bie në sy se pesë prej tyre janë pjesë nga Reali i Madridit. Këta të fundit fituan Ligën e Kampioneve dhe kampionatin spanjoll. Kështu përfaqësohen nga Karvahal, Rudiger, Belingam, Kros dhe Vinicius.
Trajneri më i mirë shpallet Karlo Ançeloti. Ky i fundit ka mbajtur Realin në shkallët më të larta.
Portieri më i mirë i vitit
Emiliano Martinez
Formacioni më i mirë i vitit
Top 11: Martinez; Karvahal, Rudiger, Dias, Saliba, Belingam, Rodri, Kros, Jamal, Haland, Vinicius
Trajneri më i mirë i vitit
Karlo Ançeloti
Lojtari më i mirë i vitit
Viniciusvinicius zhunior fifa çmimet “fifa the best”
Burimi