Kupa e Italisë/ Atalanta e Gjimshitit shkatërron Çezenën e Shpendit, bergamaskët avancojnë në çerekfinale

Kupa e Italisë/ Atalanta e Gjimshitit shkatërron Çezenën e Shpendit, bergamaskët avancojnë në çerekfinale

Çezena vuan pa Kristian Shpendin në fushë. Skuadra bardhezi u shpartallua mbrëmjen e sotme nga Atalanta e Berat Gjimshitit me rezultatin 6-1 në duelin e vlefshëm për 1/8-at e Kupës së Italisë.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, u aktivizua titullar, duke qendruar në fushë 64 minuta. Në minutën e 28, Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë. Për sa i përket Shpendit, ai është i dëmtuar dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.
Në pjesën e parë bergamaskët realizuan plot 4 gola me Zapakostën, De Katelaren, Samarxhiç dhe sërish De Katelaren që kompletoi dopietën personale në minutën e 27.
Në fragmentin e dytë të lojës, Atalanta realizoi edhe 2 herë të tjera me Breshaninin dhe Samarxhiç, ndërkohë që golin e nderit për Çezenën e shënoi Çisej në minutën e 90.  Në raundin pasardhës të Kupës së Italisë, Atalanta do të përballet me Bolonjën.çezen atalanta kupa e italisë
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente