Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ngjitur me shtëpinë/ Familja Allmuça: Do bëjmë vetëgjyqësi nëse s’ka reagim
Familja e ish-futbollistit Igli Allmuça ka denoncuar ndërtimin e një pallati ngjitur me dritaret e banesës së tyre në zonën e “Ali Demit”. Bëhet fjalë për pallate 6 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë, që po ndërtohen nga kompania “Keam International” shpk, me pronar dy vëllezërit Astrit dhe Sali Xhebrahimi, të cilët zotërojnë secili nga 50% të aksioneve. Babai i ish-futbollistit, Nexhmi Allmuça thotë për MCN se nuk kanë marrë asnjë njoftim për nisjen e punimeve nga firma. Ai shprehet se pasi erdhi nga plazhi, pa se kompania e dy vëllezërve Astrit dhe Sali Xhebrahimi kishin ngritur kollonat gjysëm metri larg...