Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pallati 176”/ Artistët kujtojnë si e realizuan, komedia që theu rekordet e shikueshmërisë në vend
Në kinemanë verore të Arkivit të shtetit është shfaqur komedia “Pallati 176”. Të pranishëm ishin disa prej aktorëve që kanë interpretuar në një prej prodhimeve më të suksesshme artistike në vend. E vënë në skenë më se 450 herë, komedia “Pallati 176” nisi si punë diplome e një studneti të Akademisë së Arteve. Ndërsa nxjerr në pah dukuri të viteve 1980 dhe marërdhëniet familjare, gjykimet e paragjykimet, ngërçet në komunikim, pjesa duket se shënoi sukses edhe për shkak të batutave të thjeshta që mundën të vinin krejt natyrshëm nga një kast aktorësh të njohur si Violeta Manushi apo Roland Trebicka...