Pal Engjëlli për Skënderbeun dhe arbërit

Pal Engjëlli për Skënderbeun dhe arbërit

Pal Engjëlli (1417-1470) ishte një klerik katolik arbëror i shekullit 15-të që shërbeu si Arqipeshkv i Durrësit. Pal Engjëlli ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i ngushtë dhe shumë besnik i Skënderbeut. Në librin e Marin Barletit, “Historia e Skënderbeut”, shkruar në Romë mes viteve 1508-1510, Barleti përshkruan Pal Engjëllin me këto fjalë: “Ky kryepeshkop qe epirot, nga qyteti i Drishtit, bir i Andrea Engjëllit për të cilin folëm më lart, burrë i pajisur me mendje shumë të lartë e me zotësi të rrallë në të folur, me dituri si askush dhe i vaditur në letërsinë e shenjtë dhe në letërsinë humane…burrë që Skënderbeu e mbajti mbi krye për maturinë e tij, kulturën e pastërtinë e jetës, burrë që e rrespektonin dhe e dëgjonin si ndonjë orakull...