Pakot me mbishkrimin “Papaya Punch”, arrestohet shqiptari në Itali, i gjendet 14 kg drogë në frigorifer

Pakot me mbishkrimin “Papaya Punch”, arrestohet shqiptari në Itali, i gjendet 14 kg drogë në frigorifer

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e djeshme, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, efektivët e policisë, vunë re lëvizje të dyshimta të shqiptarit, pranë një shtëpie në Via Bigari në zonën e Bolonjës. 52-vjeçari, i cili u largua dhe u kthye në mënyrë të dyshimtë nga e njëjta banesë disa herë, u ndoq nga oficerët mëngjesin e djeshëm. Ai u ndalua nga oficerët rreth orës 12:50 të mesditës, ndërsa po përpiqej të hynte në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit të banesës, policia zbuloi zbuloi 25 pako që përmbanin hashash të etiketuar “Papaya...