Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me pesë kërkesa për Paketën Fiskale 2027. Në mesin e tyre është përjashtimi i autobusëve nga taksa e qarkullimit, heqja ose rimbursimi i akcizës së naftës dhe ulja e TVSH-së në 6%. Në shkresën e datës 29 tetor, të firmosur nga kryetari Kostandin Foni, shoqata argumenton se transporti publik po përballet me kosto të konsiderueshme për karburantin, pagat, mirëmbajtjen, siguracionet dhe detyrimet fiskale, ndërsa çmimi i biletave nuk mund të ndryshohet lirshëm nga operatorët. “Ky sektor nuk mund të trajtohet në mënyrë të njëjtë me veprimtaritë e zakonshme tregtare apo me përdorimin privat të automjeteve, për shkak të natyrës së tij si shërbim publik”, thuhet në shkresë. Shoqata kërkon që autobusët e licencuar të...
Burimi:
ntv.al