Paketa e re për shkollat, nga kamerat inteligjente te “zero toleranca”
Siguria, shëndeti, mirëqenia dhe ushqimi i fëmijëve në shkolla do të trajtohen përmes një qasjeje të përbashkët mes disa institucioneve shtetërore. Paketa Kombëtare e Sigurisë në Shkolla u prezantua në Kamëz, gjatë një takimi me nxënës, mësues dhe prindër. Në prezantimin e paketës morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, si dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli. Paketa përcakton ndarjen e përgjegjësive mes institucioneve. Policia e Shtetit do të fokusohet te siguria dhe mbrojtja e fëmijëve, Ministria e Arsimit te mjedisi shkollor dhe mirëqenia e nxënësve, Ministria e Shëndetësisë te kujdesi shëndetësor, ndërsa Ministria e Bujqësisë te siguria ushqimore. Ministrja e...
Burimi:
ntv.al