Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, duke e cilësuar si një zhvillim frymëzues në mbështetjen e zonave malore. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bëri të ditur se brenda vetëm 5 ditëve janë regjistruar 787 aplikime nga fermerë dhe banorë të zonave të larta që kërkojnë të përfitojnë nga kjo nismë. “Një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve”, shkroi Rama, duke theksuar se rezultatet janë frymëzuese.