Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paketa e Maleve, Musabelliu: Mbi 3 mijë shprehje interesi, 500 projektet e para të përfunduara do të jenë pa taksa
Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa e Maleve’ është i lartë. “Janë 3175 shprehje interesi që kanë ardhur në këtë platformë. Janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë por zonat me kërkesë më të madhe janë ato zona ku edhe ka pasur mungesë të titujve të pronësisë. Përgjithësisht në veri dhe në juglindje të vendit”, shprehet Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Prej 3 javësh qytetarët po shprehin interes për të marrë në pronësi tokën në mënyrë që më...