Pak orë pas kontrollit në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK!
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është paraqitur sot (22 shtator) në Prokurorinë e Posaçme, pak orë pas kontrollit në banesën e tij. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Anila Hoxha. Ilir Proda shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, deri në mars të vitit 2026. Me urdhër të Gjykatës së Posaçme, SPAK zhvilloi kontrolle në banesën e Ilir Prodës. Vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë. Ende nuk ka informacione zyrtare për shkakun e këtij aksioni, por më herët Proda ka qenë i akuzuar nga opozita si i implikuar në disa çështje, mes tyre lidhjet e tij me disa grupe kriminale, por që asnjëherë nuk kanë pasur prova. Më herët...
Burimi:
javanews.al