Pak minuta reshje shiu përmbytën Vlorë, pamje të tjera nga rrugët dhe zonat që ishin në pushtetin e ujit

Pak minuta reshje shiu përmbytën Vlorë, pamje të tjera nga rrugët dhe zonat që ishin në pushtetin e ujit

Qyteti i Vlorës është përballur pasditen e sotme më një stuhi që zgjati vetëm disa minuta, por aq mjaftuan që rrugët e qytetit të përmbytenin dhe pusetat të bllokohenin. Në rrugën “Albano e Romina” për shkak të prezencës së ujit u vështirësua qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve e turistëve. Edhe lagjia historike e Muradies ishte nën pushtetin e ujit, ku tavolina dhe karrige “notonin” në ujë, ndërsa çadrat ishin përmbysur. Në zonën e portit dhe në pjesën doganorë të kufirit niveli i ujit ishte rritur dhe qarkullimi ishte i vështirë. Siç u raportua edhe më herët autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë aktivizuar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës. Shërbimet e emergjencës po punojnë për pastrimin e pusetave dhe rikthimin e qarkullimit.