Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paguan me euro false në një pikë karburanti, ndalohen dy shtetas të Shqipërisë në Kosovë
Dy shtetas të Shqipërisë janë ndaluar nga policia në Kosovë, pasi është konstatuar se kanë paguar me kartëmonedha të falsifikuara në një pikë karburanti, ku kanë furnizuar automjetin me karburant. “Me datën 07.08.2025 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)– Prishtinë kanë arritur që të sigurojnë informata/prova se dy të dyshuarit meshkuj shtetas të Shqipërisë në një pikë të derivateve janë furnizuar me derivate, dhe kanë kryer pagesë në vlerë prej 50 (pesëdhjetë) euro nga të cilat të gjitha në monedha nga 10 (dhjetë) euro. Pas pranimit të pagesës është vënë re se nga kartëmonedhat e ofruara 4 (katër) prej tyre janë të falsifikuara”, njofton policia. Pas kësaj dyshja janë ndaluar në doganën e Morinit dhe në automjetin e tyre...