Pagliuca: Sërish duel mes Interit dhe Napolit për titullin, por me shumë të panjohura

Pagliuca: Sërish duel mes Interit dhe Napolit për titullin, por me shumë të panjohura

8 Gusht 2025 8:05 Alfred Lleshi Në një intervistë për “Il Messaggero”, ish-portieri i Sampdorias dhe Interit, Gianluca Pagliuca, ka folur për garën e titullit në Serie A dhe situatën në portën e Interit mes Yann Sommer e Josep Martinez: “Kthehemi te diskutimi i ngjashëm me atë të Napolit, ku Meret dhe Milinkovic-Savic ndajnë rolet. Është e qartë që Yann Sommer mbetet titullar, por Cristian Chivu ka qenë shumë i qartë; do t’i japë më shumë hapësirë Josep Martinezit. Zvicerani është ende i pari, por Martinez mund të ketë disa mundësi, sidomos duke parë numrin e madh të ndeshjeve që do të luajë Interi”. Për sa i përket luftës për “Scudetton”, Pagliuca parashikon një skenar të ngjashëm me sezonin e kaluar: “Do të jetë sërish...