“Pagat” zgjidhen në 17 shtator, Balla: Kompetencën për rrogat e gjyqtarëve e ka Kuvendi. Bardhi: Po shpërfillni Kushtetuesen
Partia Socialiste synon që javën e ardhshme në 17 shtator të miratojë ndryshimet ligjore që rrisin pagën e gjyqtarëve dhe prokurorëve siç urdhëroi Gjykata Kushtetuese në shkurtin e këtij viti. Njoftimi u dha nga Taulant Balla gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku u diskutuan ligjet që Parlamenti do të shqyrtojë në 3 javët e ardhshme. Mbledhja u shoqërua me debate, pasi opozita akuzoi mazhorancën se nuk zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje duke futur gjykatat në kolaps. “Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator. Si qytetar mendoj se, në një shtet demokratik, me ndarje të pushteteve, kompetenca për caktimin e pagave është vetëm e Kuvendit. Prisni të flasë Kuvendi”, tha Balla. Por mazhoranca për të miratuar këto...
Burimi:
vizionplus.tv