Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë!
Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me diskutimet publike për pagat e magjistratëve dhe mënyrën e zbatimit të vendimit të saj, të publikuar në 17 shkurt të këtij viti. Në një deklaratë për mediat, Gjykata thekson se për këtë çështje është shprehur tashmë përmes vendimit të saj. Sipas saj, vendimi përcakton standardin kushtetues që duhet të zbatohet, si dhe detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse. Kushtetuesja nënvizon se arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar dhe duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre. Ajo rikujton se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim nga autoritetet përkatëse. Respektimi i tyre, sipas Gjykatës, është kërkesë e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues dhe lidhet ngushtë me parimin e shtetit të...
Burimi:
javanews.al