Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon ekzekutivi dhe e miraton legjislativi

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon ekzekutivi dhe e miraton legjislativi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngërçin për pagat e gjyqtarëve. Teksa ka ndarë një pjesë të konferencës së ministrit të Drejtësisë, Rama thotë në rrjetet sociale se secili institucion duhet të qëndrojë në vendit e vet. Sipas kreut të qeverisë, fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. “Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet...