Pacientët me diabet këshillohen të pinë vaj ulliri para se të hanë

Pacientët me diabet këshillohen të pinë vaj ulliri para se të hanë

Shkencëtarët japonezë kanë gjetur më shumë prova se një gotë vaj ulliri para se të hani karbohidrate, mund të kufizojë rritjen e pashmangshme të sheqerit në gjak pas vaktit, e cila është një aspekt ndonjëherë i anashkaluar i menaxhimit të diabetit. Në një punim të botuar në revistën Diabetes në tetor, ekipi i Universitetit të Kiotos zbuloi në testet mbi minj se një dozë vaj ulliri para darkës, mund të “moderojë një rritje të glukozës në gjak pas vaktit”. “Këto rezultate të testit zbuluan se dhënia e vajit të ullirit minjve para dhe jo pas glukozës, uli një rritje të hershme të niveleve të glukozës në gjak dhe ngadalësoi zbrazjen gastrike”, thanë studiuesit, duke sugjeruar që renditja e vakteve mund të bëhet një pjesë kyçe...