Pablo Neruda, poeti që e shndërroi dashurinë, historinë dhe jetën e përditshme në poezi
Pablo Neruda, një nga zërat më të rëndësishëm të poezisë hispanike të shekullit XX dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1971, lindi më 12 korrik 1904 në Parral të Kilit dhe ndërroi jetë më 23 shtator 1973 në Santiago. Poet, diplomat dhe politikan, Neruda la pas një vepër jashtëzakonisht të gjerë e të larmishme, e cila përfshin poezinë e dashurisë, poezinë ekzistenciale, epikën historike dhe vargjet kushtuar objekteve e dukurive të zakonshme të jetës. Emri i tij i lindjes ishte Neftalí Ricardo Reyes Basoalto. Ai ishte i biri i José del Carmen Reyes, punëtor hekurudhe, dhe Rosa Basoalto, e cila vdiq vetëm pak kohë pas lindjes së tij. Dy vjet më vonë, familja u zhvendos në Temuco, në jug të Kilit, ku...
Burimi:
kultplus.com