Pabarazia në Shqipëri dhe rezistenca e “elitave”

Pabarazia në Shqipëri dhe rezistenca e “elitave”

Nga Ben Andoni Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e shumave të mëdha të parave janë vetëm një dritare, ku ne shohim të materializuar pabarazinë skajore në vend. Pasuri të frikshme të krimit (pjesa më e madhe ardhur nga hiçi) dhe të zyrtarëve, të cilat nuk justifikohen dot as me moshën, rrogat, përfitimet e as me tagrin shtetëror dhe as me punët e nivelin intelektual, na përplasen para syve për çdo ditë. Të kërkosh barazinë e mundësive në Shqipëri është po kaq paradoksale...