Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Pa Messin dhe Ronaldon, lista e 30-të të nominuarve për Topin e Artë
Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta fitojë këtë çmim individual për herën e nëntë, pasi u la jashtë. Cristiano Ronaldo gjithashtu nuk rezulton mes kandidatëve, pavarësisht se fitoi Ligën e Kombeve me Portugalinë. Ousmane Dembele i Paris Saint-Germain është në krye të listës, i ndjekur nga talenti Lamine Yamal. Emra të tjerë që mund të përmenden janë Vitinha, Raphinha dhe Mohamed Salah. Midis të nominuarve për Topin e Artë jabë Cole Palmer i Chelseat dhe Scott McTominay i Napolit. Ceremonia e “Topit të Artë” do mbahet me 22 shtator, në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris. Lista: Ousmane Dembele (PSG), Giggi Donnarumma (PSG), Bellingham (Real Madrid), Desire...