Pa leje drejtimi dhe përplasi 14 vjeçaren, arrestohet 18-vjeçari

Pa leje drejtimi dhe përplasi 14 vjeçaren, arrestohet 18-vjeçari

Një 14-vjeçare është aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Shalës të Cërrikut, pasi u përplas nga një motomjet që drejtohej nga një 18-vjeçar, i cili dyshohet se nuk dispononte leje drejtimi. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10. Sipas Policisë, motomjeti drejtohej nga 18-vjeçari A. N., banues në Belsh. Pas aksidentit, i riu dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe, pas veprimeve hetimore, arritën të identifikojnë, lokalizojnë dhe ndalojnë 18-vjeçarin. Ndërkohë, 14-vjeçarja u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera për gjendjen e saj shëndetësore. Në përfundim të veprimeve, 18-vjeçari u arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Materialet...