Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
OSSH, çifligu i Blendian Dalipajt me bekimin e Belinda Ballukut, si u ndanë 44 mln euro përmes garave të manipuluara…
Nga një zyrtar me profil të ulët publik, Blendian Dalipi është shndërruar në një nga figurat më të përfolura në sektorin energjetik, për shkak të mënyrës abuzive si ka administruar dhjetëra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë në vetëm dy vite në krye të OSSH-së. Me dekret të firmosur nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku më 28 tetor 2022, Dalipi mori zyrtarisht drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit energjetik dhe shumë shpejt ky institucion do të shndërrohej në një rrjet tenderash me kosto të fryra, dyshime për garë të manipuluar dhe fonde të dhëna pa...