Osmani: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës para dialogut me Serbinë

Osmani: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës para dialogut me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, para vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. “Më parë duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”, ka thënë Osmani në Tiranë, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin njëditor të Komunitetit Politik Evropian. “Këtë e kam kërkuar edhe mbrëmë gjatë darkës së organizuar nga ana e BE-së, dhe do ta kërkoj edhe sot, sepse kjo do t’i jepte kredibilitet dialogut”, është shprehur presidentja...
Burimi: Sot.com.al