Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

Nga: Agron Islami Njëra ndër ngjarjet më të përfolura, por më të pa trajtuara profesionalisht në histori-shkrimin shqiptar, është edhe pjesëmarrja e shqiptarëve në frontin osman gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-‘18). Me shumë të drejtë, shtrohet pyetja pse ndien nevojë shqiptarët të marrin pjesë në një luftë që në kushtet e logjikës së sotme mund të konsiderohet një “luftë e huaj”. Aq më shumë që, në narrativen e opinionit të përgjithshëm, osmanët janë pushtuesit pesëshekullorë Si nisi Lufta e Parë Botërore? Vrasja e princit të kurorës austro-hungareze dhe gruas së tij nga një nacionalist serb në Sarajevë, më 28 qershor 1914, është vetëm njëri nga shkaqet që justifikon hapjen de facto të një lufte zinxhirore, që në historiografi njihet si Lufta e Parë Botërore. Kjo sepse...