Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Osimhen, gjithnjë e më larg Napolit dhe më pranë klubit të madh italian
👁7561
18 Qershor 2025 17:00 Telesport Juventusi raportohet se ka rinisur bisedimet me sulmuesin Victor Osimhen. Ai shihet si lojtari ideal. Trajneri Igor Tudor, tashmë i konfirmuar në Torino, ka kërkuar tri blerje të klasit botëror për sezonin 2025/26. Deri tani, ish-sulmuesi i Napolit mbetet objektivi kryesor i Juventusit për sulmin. Klauzola e tij vlen 75 mln euro, por Napoli pritet të bëjë ndonjë lëshim. Para një jave u zbulua se Osimhen kishte refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh në vit nga Al-Hilal. Pse? Ai do vetëm futboll europian, jo paratë.