Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Origjina shqiptare e familjes fisnike Balsha
Balshajt ishin një familje fisnike arbërore aktive gjatë shekullit 14-të dhe 15-të. Për një kohë të gjatë origjina e tyre ka qenë e debatueshme, por në këtë post do japim disa fakte të pamohueshme për origjinën shqiptare të Balshajve! Medievisti dhe historiani Pëllumb Xhufi referon se në vitin 1398 përmendet një djalë i paligjshëm i Gjergj Balshës, i quajtur “Zasso Albanesi”. Në “Jetëshkrimin e Stefan Lazareviçit” nga kronisti sllav i shekullit 15-të, Konstantin Filozofi, njihen si “Balshajt, zotër shqiptarë”: (Бальша Арбанашьскыи господинь-Balša arbanašski gospodin). Dokumente të Republikës së Raguzës bëjnë fjalë për zakone shqiptare (costumi albanesi) të Balshajve. Edhe në shkrimet e vjetra sllave ndodhet trajta Balsha-Балша. Origjinën shqiptare sipas Shpuzës e konfirmon edhe toleranca fetare që treguan Balshajt pas konvertimit në katolikë, e cila dallonte nga intoleranca e...