Organizatorët ishin në dijeni. Policia franceze nis hetimin për atë që ndodhi në ceremoninë e “Topit të Artë”
5 Nëntor 2026 18:00 Telesport Me sa duket, jo gjithçka ka qenë plotësisht e rregullt në ceremoninë e “Topit të Artë” të mbajtur në Londër, më 26 tetor, ku fitues u shpall Harry Kane. Policia franceze bën të ditur se ka nisur një hetim, për aktivitete të dyshimta në tregun e basteve sportive që lidhen me këtë çmim. Një burim anonim nga policia konfirmoi për The Athletic se dymbëdhjetë llogari të ndryshme në “Polymarket”, një platformë amerikane parashikimesh që përdor kriptomonedha, vendosën baste të sakta për pesë vendet e para. Secila nga dymbëdhjetë llogaritë parashikoi renditjen e saktë për vendet e para. Shuma totale e vënë në baste ishte 250,000 euro, duke sjellë një fitim neto prej 2,000,000 eurosh. Në fund, gara mes Kane dhe...
Burimi:
telesport.al