Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Organizatat e Shoqërisë Civile: Kodi i ri Penal cënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias
Organizatat e Shoqërisë Civile kanë mbajtur sot një deklaratë për mediat ku kanë folur lidhur me draftin e Kodit të ri Penal. Në nisje të deklaratës ata kanë shprehur shqetësimin në lidhje me ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë, pasi sipas tyre, ato cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe të shprehjes në vend. Më tej shprehen se në veçanti, dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), përmbajnë elemente shqetësuese të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë...