”Orë të vështira”, Rama për trazirat në Tiranë: Këto s’janë duart e studentëve, kjo katrahurë do të paguhet
Dy ditë pas trazirave në Tiranë nga protestat studentore, kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe ka dhënë një mesazh nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës, ku thekson se këto nuk janë duart e studentëve, por të atyre që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë. Edhe pse ndaj tij kërkohet dorëheqja, Rama u shpreh se nuk ka kthim pas dhe vijon rrugëtimi drejt Bashkimit Europian. ”Orët e vështira do t’i kalojmë bashkë”, tha kryeministri. Rama i ka cilësuar dëmet si vepër të opozitës dhe jo të studentët, duke theksuar se me këta të fundit qeveria e tij është e gatshme të dialogojë dhe të gjejë zgjidhje. Kreu i qeverisë u shpreh edhe se opozita po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën drejt BE, përmes dhunës...
Burimi:
kohajone.com