Orbani: Nuk do të mbështesim buxhetin e BE-së nëse nuk zhbllokohen të gjitha fondet e ngrira për Hungarinë

Orbani: Nuk do të mbështesim buxhetin e BE-së nëse nuk zhbllokohen të gjitha fondet e ngrira për Hungarinë

Qeveria e Hungarisë nuk do ta mbështesë buxhetin e ri shtatëvjeçar të BE-së nëse Brukseli nuk liron të gjitha fondet e ngrira të BE-së, tha të hënën kryeministri Viktor Orban. Gjatë 15 viteve të fundit, udhëheqësi nacionalist është përplasur me Brukselin për politikat e tij të imigracionit, kufizimet mbi të drejtat e LGBT-së dhe atë që kritikët e quajnë një rënie të demokracisë në Hungari. BE-ja ka pezulluar miliarda euro fonde të destinuara për Hungarinë, ndërsa mosmarrëveshja mbi sundimin e ligjit vazhdon. “Miratimi i buxhetit të ri shtatëvjeçar kërkon unanimitet dhe derisa të marrim fondet e mbetura (të ngrira), nuk do të ketë asnjë buxhet...