Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike
Opozita konservatore në Poloni ka ndërmarrë një nismë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Donald Tusk, duke paralajmëruar paraqitjen e një mocioni mosbesimi në Parlament. Në vend të qeverisë aktuale, opozita propozon krijimin e një administrate të përkohshme teknike, e cila do të drejtohej nga ish-kryetari i Parlamentit, Marek Jurek. Lajmi u bë i ditur nga ish-kryeministri polak Mateusz Morawiecki, i cili përmes një postimi në rrjetin social X deklaroi: “Po paraqesim një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Donald Tusk”. Sipas Morawieckit, qeveria teknike e propozuar do të qëndronte në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të përcaktonin një shumicë të re parlamentare. Kjo lëvizje shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës politike në Poloni, e cila është thelluar pas përplasjes lidhur...
Burimi:
javanews.al