“Operacioni Shigjeta, helm për armikun”/ Beteja e Pashtrikut, si UÇK i dha grushtin e fundit Serbisë

“Operacioni Shigjeta, helm për armikun”/ Beteja e Pashtrikut, si UÇK i dha grushtin e fundit Serbisë

Ashtu si 26 vite më parë, u mblodhën sërish në të njëjtin vend, por këtë herë në paqe. Ish-anëtarë të UÇK nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, familjarë dhe qytetarë përkujtuan betejën e Pashtrikut, ose Operacionin “Shigjeta”, duke treguar edhe domethënien e madhe që ka kjo ngjarje e shënuar. Binak Gashi, ish-komandant i UÇK, u shpreh: “Kryebetejën e UÇK-së, projektin më të madh kombëtar që ka ndodhur në historinë e shqiptarëve është projekti i UÇK-së. Sot shënojmë ditën e fillimit të operacionit “Shigjeta”, kryebetejën e UÇK-së që ka filluar më 26 maj 1999 dhe ka zgjatur deri më 10 qershor 1999, ka qenë një ndër operacionet më të suksesshme të UÇK-së. Ka bashkëpunuar me forcat e NATO-s, forcat e NATO-s kanë qenë nga ajri, kurse...