No Image Available

OPERACIONI I SPAK/ Masë sigurie për dy ekspertë të kriminalistikës, Vlora Hyseni jashtë Shqipërisë

Për herë të parë në historinë e Shërbimit Informativ të Shtetit, ndaj drejtueses së institucionit është caktuar një masë sigurie. Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, e cila e mban këtë detyrë prej vitit 2023, është pezulluar nga detyra dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi” me vendim të Gjykatës së Posaçme. Zhvillimi është pjesë e një operacioni të SPAK që vijon të jetë në zhvillim, ndërsa kontrolle dhe veprime hetimore janë kryer edhe ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sipas burimeve të cituara në raportime, në qendër të zgjerimit të hetimit janë materialet dhe komunikimet e administruara nga SPAK gjatë hetimit ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Këto materiale dyshohet se kanë çuar...