Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacion për lirimin e plazheve në Vlorë/ 40 çadra hiqen nga Lungomare
Policia e rendit dhe shërbimet e Bashkisë Vlorë kanë nisur një aksion të gjerë kontrolli në vijën bregdetare, me fokus verifikimin e dokumentacionit për shfrytëzimin e hapësirave publike nga subjektet private. Gjatë inspektimeve të zhvilluara në zonën e Lungomares, strukturat përgjegjëse konstatuan zaptimin e plazhit nga një subjekt privat, i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej rreth 500 metrash katrorë. Autoritetet ndërhynë duke hequr 40 çadra dhe 80 shezlongë që ishin vendosur pa lejen e nevojshme. Hapësira e zaptuar do t’i rikthehet përdorimit si plazh publik, duke qenë e aksesueshme për të gjithë qytetarët dhe pushuesit....