Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Operacion mbi 70 milionë euro, Arsenali zyrtarizon Gyokeres
Gyokeres është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi ka firmosur me klubin londinez, një kontratë të vlefshme për 5 vite. Për transferimin e Gyokeres, Arsenali ka paguar në arkat e Sportingut plot 73 milionë euro. Për afrimin e futbollistit, u shpreh i lumtur trajneri i ekipit anglez, Arteta. “Jemi absolutisht të kënaqur që mirëpresim Viktor Gyokeres në klub. Viktor ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në paraqitjet e tij dhe ka qenë vazhdimisht i gatshëm për ekipin. Kontributi i tij në gola flet vetë”- tha tekniku.