Operacion antidrogë në Sarandë, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë
Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë, duke çuar në pranga disa persona dhe sekuestruar armë dhe lëndë narkotike. Operacioni mbetet ende në vijim e sipër, ndërsa vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të mëdha qytetare për lulëzimin e trafikut të drogës në qytet. Sipas informacioneve, mes personave të ndaluar dyshohet se ndodhen edhe individë që konsiderohen si “kokat” apo drejtuesit kryesorë të grupeve që kontrollonin shpërndarjen e drogës në të gjithë zonën e Sarandës. Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, si dhe armë zjarri që përdoreshin nga anëtarët e këtij rrjeti kriminal.
Burimi:
argjiroja.net