Operacion anti-terrorizëm në Kosovë, arrestohen dy persona për propagandë

Operacion anti-terrorizëm në Kosovë, arrestohen dy persona për propagandë

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm anti-terrorizëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari që lidhen me nxitjen e përçarjes, mosdurimit dhe shpërndarjen e propagandës terroriste.Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.“Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara që kanë rezultuar me tri kontrolle të vendbanimeve në komunat e Fushë-Kosovës dhe Malishevës, si dhe me arrestimin e dy personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.Hetimet paraprake...
Burimi: Diasporashqiptare.al