“Opera për të gjithë”: Nju Jorku ofron 70 mijë bileta falas për Metropolitan Opera

“Opera për të gjithë”: Nju Jorku ofron 70 mijë bileta falas për Metropolitan Opera

Qyteti i Nju Jorkut dhe Metropolitan Opera kanë nisur një partneritet afatgjatë për ta bërë operën më të qasshme për publikun, duke ofruar 70 mijë bileta falas gjatë sezonit 2026–2027 për banorët e qytetit që nuk kanë ndjekur më parë një shfaqje në Met. Nisma, e quajtur “Opera for All”, është prezantuar nga kryetari i Nju Jorkut, Zohran Kwame Mamdani, zëvendëskryetarja për Drejtësinë Ekonomike, Julie Su, dhe komisionerja e Departamentit të Çështjeve Kulturore të qytetit, Diya Vij, në bashkëpunim me drejtuesit e Metropolitan Opera. Nga ky muaj, Metropolitan Opera do të vërë në dispozicion 10 mijë bileta falas çdo muaj gjatë sezonit të ri, që përbëjnë rreth 10 për qind të numrit të përgjithshëm të biletave të sezonit. Banorët e Nju Jorkut mund të marrin...