Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Opera” e sheikut arab zbarkon në Durrës, do të furnizohet me 320 mijë litra karburant pa akcizë
Mëngjesin e sotëm, 30 qershor, portin e Durrësit është ankoruar superjahti luksoz “Opera”, në pronësi të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Jahti, i ndërtuar në vitin 2022, pritet të furnizohet me rreth 320 mijë litra karburant pa akcizë, një nga arsyet që e bën portin shqiptar tërheqës për mjetet e mëdha lundruese. “Opera” pas furnizimit do të niset drejt Dubrovnikut. Vitin e kaluar, Shqipëria arkëtoi mbi 1 miliard lekë nga taksa e karburantit për jahte e megajahte. Jahti, kap vlerën e rreth 450 milionë dollarë.