Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Open Cinema”, kinemaja shëtitëse në Maliq
Aktiviteti “Open Cinema” – Kinemaja shëtitëse në Shqipëri, u zhvillua në qytetin e Maliqit. Nata e parë në Maliq mblodhi rreth ekranit grup-mosha të ndryshme të cilat ndoqën plot interes shfaqjen e radhës të kinemasë shëtitëse. Të ftuar specialë në natën e parë ishin: regjisori i shquar Mevlan Shanaj, skenaristja dhe shkrimtarja Natasha Lako, si dhe këngëtarja Eranda Libohova. “Open Cinema” mbështetet financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ky aktivitet synon të promovojë, pa pagesë, për publikun e gjerë, vlerat më të mira të kinematografisë shqiptare dhe asaj botërore./atsh/KultPlus.com