Onkologjiku pa ilaçe/ Si po aktivizon Klodiana Spahiu, planin izraelit të Edi Ramës. Po SPAK pse hesht?
Nga Boldnews.al Në përfundim të një marrëveshjeje dy-vjeçare, të nënshkruar në verën e vitit 2024 me disa kompani farmaceutike, Ministria e Shëndetësisë ka “ngritur duart lart”, duke njoftuar qendrat spitalore se ka mungesë të disa medikamenteve që përdoren për kurimin e sëmundjeve tumorale. “Boldnews.al” mëson se në Farmacitë Spitalore mungojnë 8-9 medikamente të tilla, për të cilat Ministria e Shëndetësisë, nën drejtimin e Klodiana Spahiut, sugjeron që të zëvendësohen me medikamente të tjera. Argumenti është sa i thjesht, aq edhe alarmues: nuk ka fonde për të vijuar blerjen e medikamenteve, të cilat janë bazë e kurave për një numër të konsiderueshëm pacientësh tumoralë. Mungesa e medikamenteve, sidomos për sëmundjet tumorale, nuk përbën më një risi. Por, momenti që Ministria e drejtuar nga Klodiana Spahiut njofton...
Burimi:
sot.com.al