“ONE VIEW — TWO WORLDS, NO SPACE”, ekspozita që mund të përjetohet vetëm përmes internetit

“ONE VIEW — TWO WORLDS, NO SPACE”, ekspozita që mund të përjetohet vetëm përmes internetit

“ONE VIEW — TWO WORLDS, NO SPACE” sjell një koncept të veçantë ekspozues, ku publiku nuk hyn fizikisht në hapësirën e ekspozitës, por e përjeton atë vetëm përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në internet. Në një hapësirë të mbyllur ndodhet një ekspozitë e “Post Nature Museum Image Archive”, ndërsa askush nuk lejohet të hyjë në të, të lëvizë kamerën apo të ndryshojë këndvështrimin. Një kamerë e fiksuar transmeton vazhdimisht pamjen e hapësirës në internet dhe pikërisht ky transmetim i drejtpërdrejtë përbën vetë ekspozitën. Projekti e zhvendos përvojën e ekspozitës nga hapësira fizike drejt hapësirës digjitale, duke u nisur nga mënyra se si njerëzit sot blejnë, shikojnë filma apo eksplorojnë botën përmes internetit. Në këtë rast, edhe ekspozita mund të shihet pa qenë nevoja për të...