Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Olmo nuk fshihet: Te Barcelona për të fituar gjithçka, tani vjen pjesa më e bukur e sezonit
Gjatë prezantimit të edicionit të 23-të të turneut rinor MIC, Dani Olmo, mesfushori ofensiv i Barcelonës, foli për situatën aktuale te klubi katalanas, duke prekur garën për titullin e La Liga-s, eksperiencën e tij nën drejtimin e Flick dhe atmosferën në ekip. Barcelona po kalon një sezon emocionues, me Superkupën e Spanjës të fituar, çerekfinalen e Champions League kundër Borussia Dortmund në axhendë, vendin e parë në klasifikimin e La Liga-s dhe ende në garë për “Copa del Rey”. Olmo u shpreh i kënaqur me euforinë e tifozëve: “Më pëlqen fakti që njerëzit janë entuziastë. Kam ardhur këtu për të fituar dhe besoj se kemi një skuadër për gjithçka. Jemi ende në lojë në të gjitha kompeticionet, synimi ynë është të fitojmë. Kjo është ambicia...