Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Oligarku ukrainas në arrati dhe ish-deputeti Vadym Novynskiy, ndaj të cilit në vendin e tij është lëshuar fletarrestim nën dyshimet për tradhti të lartë, ka marrë shtetësinë e Serbisë. Vendimi për dhënien e shtetësisë Novynskiyit, i publikuar të premten në Gazetën Zyrtare, ishte nënshkruar një ditë më herët nga kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut. Në vendim, me të cilin anashkalohen procedurat e rregullta, Qeveria e Serbisë i referohet një dispozite ligjore, sipas së cilës një i huaj mund të bëhet shtetas serb përmes një procedure të përshpejtuar, nëse kjo përbën “interes” për shtetin. Qeveria serbe, deri në publikimin e këtij lajmi, nuk iu përgjigj pyetjeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se pse Novynskiyit iu dha shtetësia dhe si përbën kjo interes...
Burimi:
syri.net