OKB reagon për dhunën në Tiranë: Të garantohet siguria dhe dinjiteti i protestuesve!

OKB reagon për dhunën në Tiranë: Të garantohet siguria dhe dinjiteti i protestuesve!

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Në një deklaratë, OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në dialog konstruktiv. Në reagimin e saj, organizata riafirmon rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, përfshirë të drejtën e tubimit paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Gjithashtu shton se siguria dhe dinjiteti i të gjithë qytetarëve duhet të garantohen, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Një tjetër çështje e vënë në dukje është veprimtaria e forcave të rendit. Kombet e Bashkuara nënvizojnë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në ndërhyrjet policore, si...