OKB largohet nga Saharanë Perëndimore pas 35 vitesh: Ja arsyeja…
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Saharanë Perëndimore ka përfunduar zyrtarisht aktivitetin pas 35 vitesh, duke ngritur shqetësime për stabilitetin në një nga konfliktet më të gjata territoriale në Afrikë. Vendimi erdhi pas përplasjes diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit. Misioni paqeruajtës i OKB-së në Saharanë Perëndimore, i njohur si MINURSO, ka nisur procesin e mbylljes më 1 nëntor 2026, pas dështimit të Këshillit të Sigurimit për të arritur një marrëveshje mbi vazhdimin e mandatit të tij. Misioni ishte krijuar në vitin 1991, pas një armëpushimi mes Marokut dhe Frontit Polisario, me qëllim monitorimin e armëpushimit dhe organizimin e një referendumi për vetëvendosjen e popullsisë së Saharasë Perëndimore. Megjithatë, referendumi nuk u zhvillua kurrë për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve...
Burimi:
syri.net