Okarina e Runikut, një nga instrumentet më të lashta frymore në rajon
Emin Sallahu, historian dhe ekspert i trashëgimisë kulturore, ka folur në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK për instrumentet e lashta muzikore dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai ka veçuar okarinën, një instrument frymor i periudhës së neolitit të hershëm, i zbuluar në vitin 1968 gjatë gërmimeve arkeologjike në fshatin Runik të Skenderajt. Sipas Sallahut, okarina daton më shumë se 7 mijë vjet më parë dhe përbën një nga instrumentet më të lashta frymore të identifikuara në rajon. Ajo ka një formë të veçantë dhe dallon nga okarinat e tjera që prodhohen në vende të ndryshme të botës. Sallahu ka shpjeguar se instrumenti fillimisht nuk ishte identifikuar si instrument muzikor, ndërsa më vonë etnomuzikologu Rexhep Munishi e studioi atë...
Burimi:
kultplus.com